Tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, janë ndaluar për 48 orë pas incidentit në Prizren.
Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren mbi një incident- konflikt fizik midis disa personave, ku dyshohej se njëri prej tyre është zyrtar policor.
Incidenti ka ndodhur në Prizren në rrugën “Tranziti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë, raporton Kp.
Sipas hetimeve preliminare, gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër.
Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit 48 orë si të dyshuar për veprën penale sulm.