Policia jep detaje për aksidentin në Polluzhë ku vdiq 24-vjeçarja

Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin në Polluzhë ku vdiq 24-vjeçarja

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

 Një 24-vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti në Polluzhë të Drenasit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:43, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43. 

Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur.

Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat