Ahengu në Rugovë përfundon me arrestime, sekuestrohen armë e qindra fishekë

Kronikë

Ahengu në Rugovë përfundon me arrestime, sekuestrohen armë e qindra fishekë

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj pesë personave të arrestuar më 31 maj në fshatin Rugovë të Gjakovës, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas Policisë, të arrestuarit, me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H. dhe Sh.H., janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Prokuroria ka ngritur dyshime të bazuara se të njëjtit kanë kryer një sërë veprash penale, përfshirë përdorimin e armës në mënyrë të rrezikshme, mbajtjen pa leje të armëve, manipulimin me prova dhe moslajmërimin e veprave penale. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë,463 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa gëzhoja nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, veprimet e ndërmarra rrezikuan seriozisht sigurinë publike dhe përbëjnë shkelje të rënda të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë theksuar përkushtimin e tyre për ta luftuar në mënyrë të vendosur përdorimin e paligjshëm të armëve dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat