Pistoletë e djegur gjendet në fshatin Pavlan të Pejës

Kronikë

Pistoletë e djegur gjendet në fshatin Pavlan të Pejës

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një qytetare ka raportuar në polici për një armë zjarri të gjetur në tokë në fshatin Pavlan të Pejës.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për një pistoletë të djegur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar si provë materiale.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat