Përplasje mes vëllezërve në Hajvali – Njëri përfundon me lëndime, ndërhyn Policia

Kronikë

Përplasje mes vëllezërve në Hajvali – Njëri përfundon me lëndime, ndërhyn Policia

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Rrahja mes vëllezërve është një dukuri që shpesh pason nga tensionet dhe mosmarrëveshjet brenda familjes, të cilat mund të eskalojnë në dhunë fizike. Kjo mund të ndodhë për shkak të rivaliteteve të natyrshme, keqkuptimeve.

Kështu ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku dy vëllezër kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 06.06.2025, rreth orës 23:00, në polici është paraqitur një incident që ka ndodhur në rrugën “Minatori”, ku në përleshje janë përfshirë A.S., rreth 26-vjeçar dhe vëllai i tij , A.S., rreth 18-vjeçar.

Të dy janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pasi kishin shkaktuar lëndime fizike ndaj njëri-tjetrit. Si pasojë, i riu ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Rasti është trajtuar nga njësia për dhunë në familje, ndërsa është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka dhënë udhëzim që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat