Policia e konfirmon vdekjen e 46-vjeçarit nga aksidenti në Llugagji të Lipjanit

Kronikë

Policia e konfirmon vdekjen e 46-vjeçarit nga aksidenti në Llugagji të Lipjanit

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 20:19
Ilustrim

Policia e ka konfirmuar se ka vdekur ngasësi i motoçikletës në aksidentin e sotëm në Llugagji të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat