Kanos zyrtarët policorë gjatë detyrës – Arrestohet 36-vjeçari në Prishtinë

Kronikë

Kanos zyrtarët policorë gjatë detyrës – Arrestohet 36-vjeçari në Prishtinë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rasti i tillë ka ndodhur, ku një qytetar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë, pasi ka kanosur zyrtarë policorë gjatë kohës që ata ishin duke ushtruar detyrën e tyre.

Sipas burimeve, më 08.06.2025 rreth orës 00:00, një njësi e Trafikut të Kryeqytetit ka shoqëruar në stacion personin e dyshuar A.A, 37 vjeçar, pas dyshimeve se ai kishte kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, në momentin kur ata po e trajtonin një kundërvajtje rrugore që përfshinte vetë atë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, një nga arteriet kryesore të qytetit, ku situata ka eskaluar deri në kanosje ndaj autoriteteve, çka ka bërë që rasti të trajtohet me prioritet.

Palët janë intervistuar, përfshirë zyrtarët policorë që ishin në detyrë dhe me vendim të Prokurorit Kujdestar, është marrë vendosur për ndalimin e menjëhershëm të të dyshuarit, i cili është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, vepër penale që, sipas Kodit Penal të Kosovës, parasheh dënime të ashpra për çdo përpjekje për cenim  të rendit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat