Gjilanasi rrah nënën dhe motrën, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Kronikë

Gjilanasi rrah nënën dhe motrën, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sipas deklaratave të viktimave, i dyshuari është recidivist në raste të dhunës në familje, pasi përdor substanca narkotike dhe shpeshherë është i dehur gjatë ngjarjeve të dhunshme.

Rasti është referuar në prokurori, ku me vendim të organit të akuzës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat