Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

Kronikë

Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 18:40
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur sot në mesin e ditës në një dyqan në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash.

“Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

Derisa nuk dihet ende shuma e parave të marrë nga hajni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat