Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve

Kronikë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:12
Gjesendet e gjetura

Hetuesit e Policisë në Mitrovicë Jugu identifikuan të dyshuarin B.L., 39 vjeç, lidhur me një rast ku në videoincizime ai shfaqej duke shtënë me armë zjarri. Pas kontrollit në banesën e tij në fshatin e Vushtrrisë, ai dorëzoi disa armë dhe municion, përfshirë pushkë ajrore, pistoletë CZ, armë AK 47 dhe fishekë.

B.L. u arrestua dhe ndaj tij u iniciuan procedurat penale për mbajtje të pa-autorizuar të armëve dhe përdorim të armës. Ai mbetet në ndalim policor për 48 orë.

"Sot, me datë 11.06.2025, si rezultat i hetimeve të një rasti të mëhershëm, hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin e atij rasti, i cili në dy videoincizime shihej duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.

Pas konsultimit me prokurorin, hetuesit kanë shkuar në një fshat të Vushtrrisë, në vendbanimin e të dyshuarit, i cili ka dorëzuar armët dhe municionin si në vijim:

Një (1) pushkë ajrore

Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët

Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës

Një (1) armë AK 47 me një karikator

Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm

I dyshuari B.L., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në lokalet e policisë, ndërsa armët janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh", thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat