Rrihen dy punonjës të Telekomit, ndërhynë Policia

Kronikë e zezë

Rrihen dy punonjës të Telekomit, ndërhynë Policia

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Dy punonjës të Telekomit të Kosovës janë përfshirë në një rrahje para dy ditësh, pranë objektit të zyrës kryesore të ndërmarrjes publike.

Telekomi i Kosovës me anë të një emaili kanë bërë të ditur se rrahja ka ndodhur jashtë objektit të ndërmarrjes dhe se ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

“Sipas informacionit që posedojmë, ka ndodhur një përleshje jashtë objekteve të Telekomit. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rast për veprën penale të kategorizuar si “Sulm”“, thuhet në përgjigjen e Fadil Lepajes, Udhëheqësit të Zyrës për Komunikim në Telekom.

Media i është drejtuar me pyetje edhe Policisë së Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Nga Telekomi kanë thënë se po e analizojnë rastin dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, do të ndërmarrin masa në përputhje me ligjet dhe rregulloret e brendshme.

“Ende nuk e dimë arsyen e saktë të incidentit. Sikurse e kemi potencuar më parë, vetëm pas sqarimit të plotë të situatës dhe rrethanave, kompania mund të marrë masat e duhura“

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat