Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kronikë e zezë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1963 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 28 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 19 persona.

Ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat