Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Në Mitrovicë të veriut një person ka raportuar se në lokalin e tij janë vjedhur 1 mijë euro, para ta gatshme.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar brenda në lokalin (kafiteri) e tij dhe kanë vjedhur rreth 1000€ para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat