Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

Kronikë e zezë

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, i cili ishte në kërkim nga Interpol Austria.

Kështu ka bërë të ditur policia, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në kërkesën e INTERPOL Austria, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat