Fushë Kosovë: Katër persona përleshen mes vete, njëri i mitur

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Katër persona përleshen mes vete, njëri i mitur

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Katër pesona janë përleshur mes vete dje në Fushë Kosovë, njëri prej tyre i mitur.

Tre janë dërguar në mbajtje ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&SULM- Rr. Dardania, Fushë Kosovë 14.06.2025, 16:30. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat