Një zjarr ka shpërthyer në mbrëmjen e së hënës, në një objekt përgjatë rrugës Prishtinë- Lipjan. Sipas informacioneve që ka siguruar KosovaPress, nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale dhe se këtë zjarr e kanë shkaktuar disa drita brenda objektit.
Komandanti i Zjarrfikëseve në Komunën e Lipjanit, Sadri Shamolli tha për KosovaPress, se zjarri ka filluar në ora 21:07 dhe brenda dy orëve ka qenë nën kontroll dhe është monitoruar për shtatë orë.
Shamolli tha se kanë ndihmuar zjarrfikësit edhe nga Prishtina, Llapnasella dhe Ferizaj, pasi që zjarri kishte kapluar të gjithë objektin.
Ai shtoi se 80 për qind e objektit ka shpëtuar e 20 për qind është dëmtuar.
Shamolli: 80 për qind të objektit i ka shpëtuar vetëm 20 për qind është dëmtuar
“Zjarri ka filluar mbrëmë në ora 21:07 e kemi marrë lajmin, ekipa kujdestare ka dalur në vend të ngjarjes dhe duke e pa zjarrin kemi kërkuar ndihmë nga Prishtina, Llapnasell dhe Ferizaji, të gjitha komunat na janë bashkangjitur me shumë automjete dhe pjesëtarë të zjarrfikësve. Zjarri brenda dy orëve ka qenë nën kontroll dhe brenda gjashtë apo shtatë orëve e kemi monitoruar gjatë tërë natës por ka qenë i lokalizuar. Sipas atyre është një faktor i zjarrit, ka të bëjë me disa drita, kanë bë ndriçim, 80 për qind të objektit i ka shpëtuar vetëm 20 për qind është dëmtuar”, tha Shamolli.
Shamolli tha se ka pasur vetëm dëme materiale