Zjarri përfshin rreth 3 hektarë të Parkut të Pishave në Sllatinë, angazhohen forca shtesë për shuarjen e tij

Kronikë e zezë

Zjarri përfshin rreth 3 hektarë të Parkut të Pishave në Sllatinë, angazhohen forca shtesë për shuarjen e tij

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Parku i pishave në Sllatinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Gashi tha se kanë angazhuar ekipe shtesë për shkak të sipërfaqes së madhe që është përfshirë nga zjarri.

“Po, në ora 09:30 është pranuar informata për zjarr në Parkun e pishave në Sllatinë. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte e përfshirë nja sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë pra 10 persona”, tha Gashi.

Shefi i zjarrfikësve  tha se në vendin ngjarjes janë gjithsejtë 14 zjarrfikës dhe 3 automjete dhe se ekipet ende janë duke vazhduar me shuarjen e zjarrit.

Ndryshe jozyrtarisht mësohet se nga zjarri janë përfshirë rreth 3 hektarë me pisha dhe se kjo ka ndodhur si rezultat i pakujdesisë së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat