Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.

Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale pesë vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë /22.03.2022 – 15:15. Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat