Rrahu dy persona e më pas edhe policin – të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh në Pejë

Kronikë e zezë

Rrahu dy persona e më pas edhe policin – të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh në Pejë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:15 në rrugën “Bekim Berisha”, në Pejë.

Tutje thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor kurse me rekomandim të mjekut edhe i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse me rekomandim të mjekut edhe i dyshuari është dërguar për trajtim mjekesor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe ndaj të dyshuarit është  caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat