Shtime: U rrahën ndërmjet vete, katër persona përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

Shtime: U rrahën ndërmjet vete, katër persona përfundojnë në spital

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Katër burra kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë përfshirë në rrahje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Skender Salihu” në Shtime, dhe sipas policisë, tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj.

“Katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat