Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 22:03
Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

"Rreth orës 20:30, në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit", ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat