E rëndë në Rahovec: Arrestohet vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit

Kronikë

E rëndë në Rahovec: Arrestohet vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i ngacmimit seksual është raportuar në komunën e Rahovecit, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari, vjehrri i viktimës, është ndaluar nga Policia pas paraqitjes së denoncimit penal nga e dëmtuara dhe veprimeve të para hetimore.

Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa viktima ka deklaruar para autoriteteve se për një periudhë të caktuar kohore ka qenë e ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale nga ana e vjehrrit të saj.

Rasti është cilësuar si “Ngacmim seksual”, ndërkohë që janë intervistuar palët e përfshira dhe janë ndërmarrë veprime të tjera procedurale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të konfirmimit të provave dhe zbardhjes së plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat