Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë

Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00 dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”..

“Prishtinë / 22.06.2025 – 10:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe sekuestruar një pistoletë me gas me 14 copë fishekë dhe 5 gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat