Lirohet nga paraburgimi polici prizrenas që dyshohet se e rrahu brutalisht qytetarin

Kronikë

Lirohet nga paraburgimi polici prizrenas që dyshohet se e rrahu brutalisht qytetarin

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Zyrtari policor Remzi Pulaj i arrestuar para 10 ditësh nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, është liruar nga paraburgimi.

Gjykata e Apelit ka vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtësit të tij dhe të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren.

Ndryshe, Pulaj dyshohet  se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti ishte raportuar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.

Ndalimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat