​Aksident në Sllovi të Lipjanit, lëndohen dy persona

Kronikë

​Aksident në Sllovi të Lipjanit, lëndohen dy persona

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në Sllovi të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës nëntëmbëdhjetë.

“Sot rreth orës nëntëmbëdhjetë kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat