Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

Kronikë

Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një foshnjë 3-javëshe ka vdekur në fshatin Kostercë të Skenderajt.

Sipas raportit policor, njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin.

Së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

“Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në hetime”, thuhet tutje në raportin 24-orësh policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat