​Ndalet me emblemë ruse dhe mjet piroteknik, serbit i ndalohet hyrja në Kosovë

Kronikë

​Ndalet me emblemë ruse dhe mjet piroteknik, serbit i ndalohet hyrja në Kosovë

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Merdare, pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit rutinë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazhit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar një sprej, një mjet piroteknik si dhe një emblemë me mbishkrimin në gjuhën ruse.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon me hetimet dhe procedurat sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa institucionet përgjegjëse janë të angazhuara për të garantuar sigurinë kufitare dhe rendin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat