Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Kronikë

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Lidhur me aksidentin detaje për Klankosova ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksidentin ishin të përfshira tre vetura.

Ajo theksoi se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat