I dyshuari për “Vrasje në Tentativë” vetëdorëzohet në polici – tregon vendndodhjen e armës së dyshuar në Prishtinë

Kronikë

I dyshuari për “Vrasje në Tentativë” vetëdorëzohet në polici – tregon vendndodhjen e armës së dyshuar në Prishtinë

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një person është paraqitur në stacion policor së bashku me avokatin e tij për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë / 27.06.2025 – 19:30. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 01.07.2025 është identifikuar i dyshuari m/k i cili është paraqitur në stacion së bashku me avokatin e tij. I dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, ditë më parë janë gjetur e konfiskuar 8 gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat