Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet

Kronikë

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një person i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në QKUK kishte ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 05:00, në Mitrovicë.

Tutje thuhet se sipas familjarëve viktima kishte pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se viktima m/k i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në QKUK kishte ndërruar jetë. Sipas familjarëve viktima kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat