Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda dhe sekuestron armë dhe sende të vjedhura

Kronikë

Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda dhe sekuestron armë dhe sende të vjedhura

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në koordinim me prokurorinë e Shtetit, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve të tjera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë.

Në një operacion të zhvilluar me 2 korrik 2025, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive hetimore, kanë kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një armë të ftohtë (thikë) dhe sende të ndryshme, të cilat dyshohet se janë vjedhur në disa lokacione të ndryshme.

Policia e Pejës ka vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e vendeve të tjera ku mund të jenë kryer vjedhje nga këta persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat