U prezantua rrejshëm, arrestohet burri në Prishtinë

Kronikë

U prezantua rrejshëm, arrestohet burri në Prishtinë

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Më 1 korrik të këtij viti është arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm, derisa iu gjetën edhe shtatë armë zjarri me 290 fishekë.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat