Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet një person

Kronikë

Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet një person

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat