Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës.
Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjëtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Borovci.