Zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin në një banesë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Kronikë

Zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin në një banesë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një rast zjarri është regjistruar sot në kryeqytet, ku një banesë në katin më të lartë të një ndërtese te ‘Qafa”, në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, kështu bën të ditur konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve për kryeqytetin, Samed Shkodra.

“Rreth orës 15:15 është marrë informata për një incident në katin më të lartë të një ndërtese banimi, me ç’rast njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një banesë ka qenë e përfshirë nga zjarri, por fatmirësisht intervenimi ka përfunduar dhe nuk ka persona të lënduar.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat