Aksioni kundër fajdes në Prizren: Konfiskohen 5 mijë euro

Kronikë

Aksioni kundër fajdes në Prizren: Konfiskohen 5 mijë euro

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

37 vjeçari Akcan Haskuka, është arrestuar në flagrancë në aksionin policor që u zhvillua sot në Prizren.

Ai dyshohet për dy vepra penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me rastin është deklaruar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu tha për median se në këtë operacion policor janë konfiskuar 5 mijë euro.

“Mund t’ju konfirmoj se kemi arrestuar një person për dy vepra penale “fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe kemi sekuestruar 5 mijë euro të holla, të cilat janë përdorur gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore, gjithashtu janë sekuestruar edhe prova tjera materiale relevante për rastin”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat