​Pesë emigrantë të paligjshëm gjenden në rimorkion e një kamioni në Ferizaj

Kronikë

​Pesë emigrantë të paligjshëm gjenden në rimorkion e një kamioni në Ferizaj

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Zyrtarët doganor kanë njoftuar dje pasdite Policinë e Kosovës se në Terminalin Doganor në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj.

Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat