Tragjike: Vdes një foshnje 9-muajshe në QKUK

Kronikë

Tragjike: Vdes një foshnje 9-muajshe në QKUK

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, derisa u transferua në QKUK, ku dhe vdiq gjatë ditës së djeshme.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025  viktima (fëmijë)  kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat