Ky është përsoni që u plagos me armë në Vushtrri

Kronikë

Ky është përsoni që u plagos me armë në Vushtrri

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Media ka siguruar identitetin e personit që mbeti i plagosur sonte në një ngjarje të rëndë në fshatin Gojbul të Vushtrris, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Burimet brenda urgjencës bëjnë me dije se i plagosuri është Fatmir Voca, i cili punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi.

Sipas informatave që siguroi media, Voca ka pësuar plagë në kokë dhe në kraharor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ai është dërguar me urgjencë në QKUK – Prishtinë, ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve specialistë.

Rreth orës 21:00, rasti ishte raportuar fillimisht nga Urgjenca e Vushtrris, ku u tha se një person mashkull ishte paraqitur me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e NJRSH-së dhe Hetimeve Rajonale, të cilat janë duke zhvilluar hetime intensive për të ndriçuar motivin dhe rrethanat e sulmit të armatosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat