Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj tri grave, arrestohet gjakovari

Kronikë

Në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj tri grave, arrestohet gjakovari

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave.

Sipas policisë, pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare.

Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat