Dyshohet se pësoi sulm kardiak, 20 vjeçari nga Rahoveci ndërron jetë derisa ishte për pushime në Shqipëri

Kronikë

Dyshohet se pësoi sulm kardiak, 20 vjeçari nga Rahoveci ndërron jetë derisa ishte për pushime në Shqipëri

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifiti, ka njoftuar se ka ndërruar jetë 20-vjeçari, Anid Hoxha.

Në njoftimin e tij, Latifi shkruan se i ndjeri ishte duke qëndruar për pushime në Shqipëri.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se “Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin”.

Për vdekjen e Anid Hoxhës kanë bërë edhe disa reagime familjarët e tij, derisa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkurë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat