Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Kronikë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Një depo në qytetin e Lipjanit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente.

Lajmin e ka konfirmuar për media Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i cili tha se ekipet janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.

“Jemi në terren dhe po angazhohemi për shuarjen e zjarrit. Po ashtu jemi duke u përpjekur që të mos lejojmë përhapjen e tij në objektet përreth,” deklaroi Shamolli.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as shkalla e dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat