S’respektoi ligjet e trafikut, gjobë për 23-vjeçarin në Ferizaj

Kronikë

S’respektoi ligjet e trafikut, gjobë për 23-vjeçarin në Ferizaj

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 08:46
Policia

Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë ndaj shoferit G.K., 23-vjeçar pasi po drejtonte automjetin të tipit Golf me shpejtësi prej 145 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, policia bën të ditur se ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:27.

“Më datë 16.07.2025, rreth orës 01:27 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin e Vjetër në Ferizaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore për kundërvajtje trafiku”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat