Të premten zjarri përfshiu një pjesë të oborrit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

Kronikë

Të premten zjarri përfshiu një pjesë të oborrit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Të premten në mbrëmje zjarri ka përfshirë një pjesë të oborrit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan.

Lidhur me rastin, drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, ka shkruar se zjarri është shuar shpejt, dhe se ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

“Shpresojmë që të mos jetë zjarrvënie e qëllimshme. Pas njoftimit se një zjarr ka përfshirë një pjesë të oborrit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, menjëherë kemi lajmëruar Policinë dhe Njësinë e Zjarrfikësve, të cilët i falënderojmë për ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale. Dolëm menjëherë në vendngjarje, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, edhe pse në orët e vona të mbrëmjes. Për fat të mirë, zjarri u lokalizua dhe u shua shpejt, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, ka pohuar ai në postimin e tij në Facebook.

Ai mes tjerash ka shkruar që shpreson që kjo të mos jetë zjarrvënie e qëllimshme, sidomos kur bëhet fjalë për institucionet edukativo arsimore.

“Rasti tashmë është në duart e Policisë së Kosovës, dhe besojmë se shumë shpejt do të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat