Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve në vend, kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 56 me dëme materiale, duke ngritur alarmin për situatën në komunikacion.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2.577 tiketa për kundërvajtje në trafik, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 12 persona, dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Numri i personave në ndalim policor është zero, ndërsa nuk është raportuar ndonjë person në vuajtje të dënimit gjatë këtij 24-orëshi.