Një rast që daton nga viti 2023 është rikthyer në vëmendjen e Policisë pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku një i ri shihet duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për G.S. rreth 24-vjeçar, nga fshati Grabovc i Obiliqit, i cili ishte arrestuar ditë më parë nga Policia në Drenas, ndërsa gjatë intervistimit ka pranuar se videoja është realizuar gjatë një dasme në vitin 2023 në restorantin “Guri i Plakës”.
Pas pranimit të veprës dhe paraqitjes së incizimeve të postuara në TikTok, njësitë e Stacionit Policor në Obiliq kanë ndërmarrë veprimet hetimore. Në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ka përdorur një armë gazi dhe ka dorëzuar materialet e videos.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, por nuk është gjetur ndonjë armë apo send i kundërligjshëm.
Ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat: – “Përdorimi i armës” dhe – “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.