Dy vajza dyshohen se derisa ishin të dehura ishin përleshur mes vete dhe pësuan lëndime.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pas mesnatës në Mitrovicë të Veriut dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Mitrovicë Veri / 20.07.2025 – 02 :10. Dyshohet se dy të dyshuarat femra kosovare derisa kanë qenë të dehura ishin përleshur në mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.