Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohen një i mitur dhe një shofer

Kronikë

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohen një i mitur dhe një shofer

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, është goditur një i mitur dhe është lënduar edhe shoferi i njërës prej veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat