Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë, rasti nën hetime

Kronikë

Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë, rasti nën hetime

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se nga lokali i tij i argjendarisë është vjedhur një sasi ari.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:55 dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”.

“Prishtinë 21.07.2025 – 08:55. Ankuesi mashkull kosovar,  ka lajmëruar se nga lokali i tij i argjendarisë i janë vjedhur një sasi ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat