Droga s’ka të ndalur – i riu kapet me marihuanë në Mitrovicë të Veriut

Kronikë

Droga s’ka të ndalur – i riu kapet me marihuanë në Mitrovicë të Veriut

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Veriut, ku një person është kapur me sasi të vogël marihuane.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 24 korrik 2025 rreth orës 02:45, gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia në rrugën “Kral Petri”, është ndaluar Besmir Hasani, te i cili është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë, në sasi që dyshohet të jetë për një përdorim.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 269 të KPRK-së

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat